- فَبِاَیِّ اٰلَآءِ رَبِّکُمَا تُکَذِّبٰنِ ﴿۱۴﴾55 : 14 Pra, ju të dy, (o xhindë dhe njerëz), cilën prej mirësive të Zotit tuaj do të mohoni?!Shpjegime
Numri dyjës ose dual në foljen “tukedh-dhiban” (ju të dy mohoni) mund të jetë përdorur për dy grupet, xhindët dhe njerëzit, të përmendura në ajetin nr. 34, ose mund të nënkuptojë dy shtresa të njerëzve: besimtarët dhe jobesimtarët, udhëheqësit dhe pasuesit e tyre, të pasurit dhe të varfrit, të fortët dhe të dobëtit, etj.. Në hadith përmendet që Profeti Muhammed s.a.v.s. porositi që kur recitohet ky ajet, besimtarët t’i përgjigjen duke thënë – Nuk mohojmë asnjë nga mirësitë e Tua, o Zoti ynë, dhe e gjithë lavdia është Jotja! (Tefsir Ibni Kethir)