- وَ لَقَدۡ تَّرَکۡنٰہَاۤ اٰیَۃً فَہَلۡ مِنۡ مُّدَّکِرٍ ﴿۱۶﴾54 : 16 Ne e lamë (anijen) si një shenjë, andaj, a ka ndonjë që merr mësim?Shpjegime
Ajetet 13 – 16 flasin rreth anijes së Hazret Nuhut a.s., e cila ishte ndërtuar prej dërrasash e gozhdësh, gjë që tregon se deri atëherë qytetërimi ishte zhvilluar deri në masën që njerëzit kishin mësuar të përdornin mirë hekurin. Madje, mund të kenë sajuar edhe ndonjë sharrë për të prerë dërrasa. Rreth kësaj anije, kjo sure thotë – është një shenjë, e tillë që mund t’u shtojë besimin atyre që marrin mësim. Këto fjalë tregojnë se Arka e Nuhut mund të jetë e ruajtur si shenjë për brezat e ardhshëm. Të krishterët, pavarësisht se nuk e dinë këtë deklaratë të Kuranit të Shenjtë, besojnë se Arka e Noes a.s. është ruajtur diku dhe kërkojnë kudo për ta zbuluar atë.