- وَ یَطُوۡفُ عَلَیۡہِمۡ غِلۡمَانٌ لَّہُمۡ کَاَنَّہُمۡ لُؤۡلُؤٌ مَّکۡنُوۡنٌ ﴿۲۵﴾52 : 25 Djemtë e rinj të tyre, që do të jenë porsi perla të mbuluara, do të sillen rreth tyre.Shpjegime
Edhe ky ajet përshkruan bekimet e xhenetit në një gjuhë të figurshme. Në shërbim të xhenetlinjve do të jenë djemtë që do të jenë “porsi perla të mbuluara”. Këto fjalë tregojnë hapët se i gjithë ky ligjërim është plot me fjalë të figurshme. Zoti thotë “djemtë e rinj”, që mund të jenë vetë fëmijët e xhenetlinjve, të cilët do të qëndrojnë pranë dhe do t’u shërbejnë atyre. Në xhenet, njerëzit nuk do të vuajnë nga largimi i fëmijëve sepse nuk do t’u mungojnë asnjëherë. Këtu Zoti ka përdorur fjalën “gilman” (djemtë e rinj), por në ajete të tjera të ngjashme si ky, ka përdorur fjalën “vildan” (56:18 dhe 76:20), që është shumësi i fjalës “veled”, që do të thotë bir.