- وَ لَقَدۡ خَلَقۡنَا الۡاِنۡسَانَ وَ نَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِہٖ نَفۡسُہٗ ۚۖ وَ نَحۡنُ اَقۡرَبُ اِلَیۡہِ مِنۡ حَبۡلِ الۡوَرِیۡدِ ﴿۱۷﴾50 : 17 Sigurisht, Ne e krijuam njeriun dhe e dimë edhe atë që i pëshpërit vetja e tij. Dhe Ne jemi më afër tij sesa damari i qafës.Shpjegime
Punët e këqija që bën njeriu fillojnë me ndonjë mendim të keq që i lind në zemër. Një ilaç për të larguar mendime tilla nëse të lindin është që ta ndërrosh vendin ku qëndron, ose të bisedosh me dikë, ose të merresh me ndonjë punë, një punë që mund të keshë lënë pa e bërë prej kohësh, por të mos rrish vetëm, ose të kujtosh vdekjen, ose të recitosh Kuranin e Shenjtë, etj.. Përveç kësaj, në përgjithësi duhet të themi shpesh La ilahe il-lall-llah, (Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut), La heule ve la kuvvete il-la bil-lahi (Sundim dhe fuqi nuk ka tjetërkush përveç Allahut), Elhamdulil-lah (Lavdia është e Allahut), duke u thelluar edhe në kuptimet e tyre, dhe shpesh t’i kërkojmë falje Zotit e t’i dërgojmë salavatet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..