- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَنۡ یَّرۡتَدَّ مِنۡکُمۡ عَنۡ دِیۡنِہٖ فَسَوۡفَ یَاۡتِی اللّٰہُ بِقَوۡمٍ یُّحِبُّہُمۡ وَ یُحِبُّوۡنَہٗۤ ۙ اَذِلَّۃٍ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ اَعِزَّۃٍ عَلَی الۡکٰفِرِیۡنَ ۫ یُجَاہِدُوۡنَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ لَا یَخَافُوۡنَ لَوۡمَۃَ لَآئِمٍ ؕ ذٰلِکَ فَضۡلُ اللّٰہِ یُؤۡتِیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۵۵﴾5 : 55 O ju që besuat! Kushdo prej jush që kthehet nga besimi i tij, (në këmbim të tij) Allahu do të sjellë një popull që Ai i do dhe ata do ta duan Atë; ata do të jenë të dhembshur ndaj besimtarëve, të fortë ndaj mohuesve. Ata do të luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk do të frikësohen nga qortimi i asnjë qortuesi. Ky është bekim i Allahut që Ai ia jep kujt të dojë. Dhe Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.