- اِنَّاۤ اَنۡزَلۡنَا التَّوۡرٰٮۃَ فِیۡہَا ہُدًی وَّ نُوۡرٌ ۚ یَحۡکُمُ بِہَا النَّبِیُّوۡنَ الَّذِیۡنَ اَسۡلَمُوۡا لِلَّذِیۡنَ ہَادُوۡا وَ الرَّبّٰنِیُّوۡنَ وَ الۡاَحۡبَارُ بِمَا اسۡتُحۡفِظُوۡا مِنۡ کِتٰبِ اللّٰہِ وَ کَانُوۡا عَلَیۡہِ شُہَدَآءَ ۚ فَلَا تَخۡشَوُا النَّاسَ وَ اخۡشَوۡنِ وَ لَا تَشۡتَرُوۡا بِاٰیٰتِیۡ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ؕ وَ مَنۡ لَّمۡ یَحۡکُمۡ بِمَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡکٰفِرُوۡنَ ﴿۴۵﴾5 : 45 Pa dyshim, Ne e kemi zbritur Teuratin, në të cilin kishte udhëzim dhe dritë. Profetët që i ishin nënshtruar (tërësisht Allahut) i gjykonin hebrenjtë me anë të tij. Po ashtu, (gjykonin) edhe njerëzit e Zotit dhe dijetarët, për arsye se atyre u ishte besuar mbrojtja e Librit të Allahut dhe ata ishin dëshmitarë për këtë. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit dhe frikësohuni prej Meje dhe mos i këmbeni ajetet e Mia me çmim të ulët. Pikërisht ata që nuk gjykojnë sipas asaj që Allahu ka zbritur, janë mohues.