- قَالَ فَاِنَّہَا مُحَرَّمَۃٌ عَلَیۡہِمۡ اَرۡبَعِیۡنَ سَنَۃً ۚ یَتِیۡہُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ ؕ فَلَا تَاۡسَ عَلَی الۡقَوۡمِ الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿٪۲۷﴾5 : 27 (Zoti) tha: Ajo (tokë e shenjtë) u është bërë e ndaluar për dyzet vjet. Ata do të bredhin të hutuar nëpër tokë. Andaj, ti mos u pikëllo për popullin e pabindshëm.Shpjegime
Kur izraelitët u treguan frikacakë, Zoti dekretoi që ata të vazhdonin të vërtiteshin nëpër shkretëtirë për 40 vjet, në mënyrë që jeta e shkretëtirës t’i forconte, qoftë moralisht, ashtu edhe fizikisht. Gjatë kësaj periudhe, brezi i vjetër do të zhdukej thuajse, kurse brezi i ri do të kalitej me ndjenjën e guximit për të dalë më i fortë se paraardhësi, në mënyrë që të arrinin ta pushtonin Tokën e Premtuar. Ky ajet gjithashtu tregon se për shkak të gabimeve të besimtarëve, mund të shtyhet përmbushja e premtimit të Zotit.