- لِلّٰہِ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا فِیۡہِنَّ ؕ وَ ہُوَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۲۱﴾٪5 : 121 I Allahut është sundimi i qiejve, i tokës dhe i asaj që gjendet në to. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.Shpjegime
Ajeti përmban një vazhdim të goditur të sagës së zhvillimit dhe të rënies së popullit të krishterë që u përmend në këtë sure, dhe deklaron se lavdia e tyre nuk është e përjetshme. Sundimi i përjetshëm i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje që kanë ato, i takon vetëm Allahut dhe Ai është i Plotfuqishëm t’ua mundësojë atë kujt të dojë.