- قَالَ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ اللّٰہُمَّ رَبَّنَاۤ اَنۡزِلۡ عَلَیۡنَا مَآئِدَۃً مِّنَ السَّمَآءِ تَکُوۡنُ لَنَا عِیۡدًا لِّاَوَّلِنَا وَ اٰخِرِنَا وَ اٰیَۃً مِّنۡکَ ۚ وَ ارۡزُقۡنَا وَ اَنۡتَ خَیۡرُ الرّٰزِقِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾5 : 115 Isai i biri i Merjemes tha: “O Allah, Zoti ynë! Na zbrit një sofër prej qiellit, që ajo të na bëhet festë, për të parin tonë dhe për të fundmin tonë dhe të jetë shenjë prej Teje; na furnizo, dhe Ti je Furnizuesi më i mirë!”Shpjegime
Do të kishte dy periudha prosperiteti dhe përparimi për popujt e krishterë, siç tregon fjala id (festë), që fjalë për fjalë do të thotë “ditë feste që kthehet”. Popujt e krishterë patën me bollëk të mirat e kësaj bote në periudhën e hershme pas Konstandinit. Më pas, në shekujt e fundit ata sërish patën begati materiale dhe madhështi politike në atë masë sa nuk ka të ngjashme në historinë e asnjë populli tjetër.