- قُلۡ لَّا یَسۡتَوِی الۡخَبِیۡثُ وَ الطَّیِّبُ وَ لَوۡ اَعۡجَبَکَ کَثۡرَۃُ الۡخَبِیۡثِ ۚ فَاتَّقُوا اللّٰہَ یٰۤاُولِی الۡاَلۡبَابِ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۰۱﴾٪5 : 101 Thuaju: Nuk barazohet e papastra me të pastrën, edhe sikur të të mahnitë bollëku i së papastrës. Kini druajtje ndaj Allahut, o të mençur, që të fitoni.Shpjegime
Duke qenë i ndikuar nga shoqëria ku jeton, njeriu është i prirë të ndjekë dhe të imitojë të tjerët, veçanërisht kur ata janë në shumicë. Ky ajet na paralajmëron se nuk duhet të ndjekim verbërisht shumicën kur veprimi i tyre na rezulton i papastër, edhe pse në dukje mund të jetë i bukur dhe joshës.