- وَ مَا یُلَقّٰہَاۤ اِلَّا الَّذِیۡنَ صَبَرُوۡا ۚ وَ مَا یُلَقّٰہَاۤ اِلَّا ذُوۡحَظٍّ عَظِیۡمٍ ﴿۳۶﴾41 : 36 Kjo (veti) u dhurohet vetëm atyre që durojnë; dhe kjo u dhurohet vetëm atyre që kanë fat të madh.Shpjegime
Predikimi i së vërtetës (tabligë ose da’ve) sjell edhe vështirësi dhe pengesa për predikuesin. Madje, nganjëherë ai përballet edhe me persekutime nga kundërshtarët. Andaj, ajeti i jep mësimin e durimit dhe të guximit për të vazhduar përpjekjen e tij, por jo me dhunë, përkundrazi, duke iu përgjigjur së keqes me të mirë.