40 : 58 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَخَلۡقُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ اَکۡبَرُ مِنۡ خَلۡقِ النَّاسِ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَ النَّاسِ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۵۸﴾
    40 : 58 Sigurisht, krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh sesa krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk dinë.
    Shpjegime

    Disa nga komentuesit e mëparshëm pohojnë se këtu fjala “njerëzit” u referohet edhe Dexhallit (shikoni komentimet Tefsirul-Bagavi, Tefsirul-Kurtubi). Kjo përkon me hadithe të tjera që pohojnë se Dexhalli do të bëjë shpikje kaq të mëdha, saqë do të pretendojë të jetë Zoti. Po kështu, përkon edhe me atë që thotë Zoti në fund të sures El-Kehf për “ata që humbën gjithë mundin e tyre në jetën e kësaj bote dhe mendojnë se po shkëlqejnë në ndërtim” (18:105), ajete për të cilat Profeti s.a.v.s. kishte thënë se janë mbrojtje nga Dexhalli (Sunen Ebu Davud, nr. 4323). Pra, duke vënë dorën në krijimet e Zotit, si lëshimi i shiut, nxjerrja e të korrave në mënyrë artificiale, prerja e trupit të njeriut duke e çuar atë në një gjendje “vdekjeje” dhe më pas “ringjallja” e tij duke ia qepur trupin përsëri, ndryshime në krijim qoftë te bimët, te kafshët, madje edhe te njerëzit, shpikjet e shumëllojshme të transportit etj., Dexhalli do të pretendojë të jetë zoti përballë Zotit të vërtetë, dhe do të pohojë se asgjë nuk është e pamundur për të. Përveç kësaj, duke përdorur fjalën “njerëzit” për Dexhallin, ky ajet gjithashtu tregon se Dexhalli nuk është ndonjë “bishë” siç e kanë përfytyruar një pjesë e muslimanëve, por është një grup njerëzish, një shoqëri me ide të caktuara. Dexhalli është një shenjë e Kiametit. Pas dy ajeteve, përmendet edhe Ora, pra Kiameti.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp