- اِنَّا لَنَنۡصُرُ رُسُلَنَا وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ یَوۡمَ یَقُوۡمُ الۡاَشۡہَادُ ﴿ۙ۵۲﴾40 : 52 Pa dyshim, Ne i ndihmojmë të Dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ditën kur do të ngrihen dëshmitarët.Shpjegime
Zoti u jep premtim të fuqishëm të Dërguarve të Tij, si dhe pasuesve të tyre, se ndihma e Zotit gjithmonë do të jetë me ta edhe në jetën e kësaj bote, dhe se planet e liga të mohuesve kundër tyre, sado të mëdha qofshin, do të dështojnë. Fjalët “ditën kur do të ngrihen dëshmitarët” nënkuptojnë Ditën e Gjykimit, kur fajtorët do të përballen me dëshmi të shumta të pamohueshme kundër tyre.