- اَفَلَا یَتَدَبَّرُوۡنَ الۡقُرۡاٰنَ ؕ وَ لَوۡ کَانَ مِنۡ عِنۡدِ غَیۡرِ اللّٰہِ لَوَجَدُوۡا فِیۡہِ اخۡتِلَافًا کَثِیۡرًا ﴿۸۳﴾4 : 83 A nuk e shqyrtojnë Kuranin?! Po të ishte ai nga dikush tjetër përveç Allahut, do të gjenin shumë kundërthënie në të.Shpjegime
Ky ajet sjell argument të vërtetësisë së Kuranit duke thënë se nuk mund të gjesh asnjë mospërputhje në ajetet e tij, edhe pse ai është zbritur përgjatë njëzet e tri viteve mbi një Profet të pashkolluar. Shpesh edhe njerëzit shumë të shkolluar harrojnë bisedat që mund të kenë bërë gjatë një periudhe të tillë. Si mundet atëherë për një njeri të pashkolluar të sajonte një libër që nuk ka kundërthënie?!