وَّ الۡمُحۡصَنٰتُ مِنَ النِّسَآءِ اِلَّا مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ ۚ کِتٰبَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ ۚ وَ اُحِلَّ لَکُمۡ مَّا وَرَآءَ ذٰلِکُمۡ اَنۡ تَبۡتَغُوۡا بِاَمۡوَالِکُمۡ مُّحۡصِنِیۡنَ غَیۡرَ مُسٰفِحِیۡنَ ؕ فَمَا اسۡتَمۡتَعۡتُمۡ بِہٖ مِنۡہُنَّ فَاٰتُوۡہُنَّ اُجُوۡرَہُنَّ فَرِیۡضَۃً ؕ وَ لَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ فِیۡمَا تَرٰضَیۡتُمۡ بِہٖ مِنۡۢ بَعۡدِ الۡفَرِیۡضَۃِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ کَانَ عَلِیۡمًا حَکِیۡمًا ﴿۲۵﴾
4 : 25
Dhe (ju janë ndaluar edhe) gratë që kanë bashkëshortë, përveç atyre që janë në pronësinë tuaj. Kjo për ju është një detyrim nga Allahu. Dhe ju lejohen ato që janë jashtë kësaj, që ju t’i kërkoni me anë të pasurisë suaj, si të ndershëm e jo të shthurur. Jepuni si detyrim dhuratën e tyre martesore, për shkak të dobisë që keni pasur nga ato. Pasi të keni caktuar dhuratën martesore, nuk është gjynah për ju nëse gjeni mirëkuptim (për ndonjë ndryshim). Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.