- یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لَا تَغۡلُوۡا فِیۡ دِیۡنِکُمۡ وَ لَا تَقُوۡلُوۡا عَلَی اللّٰہِ اِلَّا الۡحَقَّ ؕ اِنَّمَا الۡمَسِیۡحُ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ رَسُوۡلُ اللّٰہِ وَ کَلِمَتُہٗ ۚ اَلۡقٰہَاۤ اِلٰی مَرۡیَمَ وَ رُوۡحٌ مِّنۡہُ ۫ فَاٰمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رُسُلِہٖ ۚ۟ وَ لَا تَقُوۡلُوۡا ثَلٰثَۃٌ ؕ اِنۡتَہُوۡا خَیۡرًا لَّکُمۡ ؕ اِنَّمَا اللّٰہُ اِلٰہٌ وَّاحِدٌ ؕ سُبۡحٰنَہٗۤ اَنۡ یَّکُوۡنَ لَہٗ وَلَدٌ ۘ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ وَ کَفٰی بِاللّٰہِ وَکِیۡلًا ﴿۱۷۲﴾٪4 : 172 O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe mos thoni për Allahun asgjë tjetër përveç së vërtetës! Mesihu, Isai biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe fjala e Tij, të cilën Ai ia dërgoi Merjemes dhe është një Shpirt prej Tij. Andaj, besojeni Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe mos thoni “Tre!” Tërhiquni, se është mirë për ju! Sigurisht, Allahu është i Adhurueshmi i Vetëm. Ai është i pastër të ketë djalë. E Atij është çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në tokë. Dhe Allahu është i mjaftueshëm si Rregullues.