4 : 130 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَنۡ تَسۡتَطِیۡعُوۡۤا اَنۡ تَعۡدِلُوۡا بَیۡنَ النِّسَآءِ وَ لَوۡ حَرَصۡتُمۡ فَلَا تَمِیۡلُوۡا کُلَّ الۡمَیۡلِ فَتَذَرُوۡہَا کَالۡمُعَلَّقَۃِ ؕ وَ اِنۡ تُصۡلِحُوۡا وَ تَتَّقُوۡا فَاِنَّ اللّٰہَ کَانَ غَفُوۡرًا رَّحِیۡمًا ﴿۱۳۰﴾
    4 : 130 Nuk do të keni mundësi të bëni drejtësi midis të gjitha grave, edhe sikur të dëshironi. (Por mund të bëni një gjë), pra, mos anoni tërësisht (vetëm nga njëra), duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse përmirësoheni dhe keni druajtje, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
    Shpjegime

    Në rastet kur një burrë martohet me më shumë se një grua, nuk është e mundur për të, të ketë dashuri në të njëjtën masë me secilën, për sa kohë që dashuria ka lidhje me zemrën. Por, drejtësia është në dorën e njeriut. Për këtë arsye, Kurani i Shenjtë porosit fuqimisht që burri duhet të bëjë drejtësi me çdo grua, duke mos lënë asnjërën si të varur e të vetmuar. Lexoni edhe 4:4.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem