- وَ سِیۡقَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اِلٰی جَہَنَّمَ زُمَرًا ؕ حَتّٰۤی اِذَا جَآءُوۡہَا فُتِحَتۡ اَبۡوَابُہَا وَ قَالَ لَہُمۡ خَزَنَتُہَاۤ اَلَمۡ یَاۡتِکُمۡ رُسُلٌ مِّنۡکُمۡ یَتۡلُوۡنَ عَلَیۡکُمۡ اٰیٰتِ رَبِّکُمۡ وَ یُنۡذِرُوۡنَکُمۡ لِقَآءَ یَوۡمِکُمۡ ہٰذَا ؕ قَالُوۡا بَلٰی وَ لٰکِنۡ حَقَّتۡ کَلِمَۃُ الۡعَذَابِ عَلَی الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۷۲﴾39 : 72 Dhe ata që mohuan do të shtyhen grupe-grupe drejt xhehenemit, derisa kur do të mbërrijnë tek ai, do të hapen portat e tij, dhe rojet e tij do t’u thonë: “A nuk ju kishin ardhur të dërguar nga gjiri juaj, që ju lexonin ajetet e Zotit tuaj dhe ju paralajmëronin për takimin tuaj të kësaj dite?” Ata do të thonë: “Patjetër që po, por doli e vërtetë fjala për ndëshkimin e mohuesve.”