39 : 68 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَا قَدَرُوا اللّٰہَ حَقَّ قَدۡرِہٖ ٭ۖ وَ الۡاَرۡضُ جَمِیۡعًا قَبۡضَتُہٗ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ وَ السَّمٰوٰتُ مَطۡوِیّٰتٌۢ بِیَمِیۡنِہٖ ؕ سُبۡحٰنَہٗ وَ تَعٰلٰی عَمَّا یُشۡرِکُوۡنَ ﴿۶۸﴾
    39 : 68 Dhe ata nuk e vlerësuan Allahun siç duhet vlerësuar Ai. Toka e gjitha do të jetë nën pushtetin e Tij Ditën e Kiametit, dhe qiejt do të jenë të palosura në Dorën e Tij të djathtë. I Pastër është Allahu dhe shumë i lartë nga ato që ata i bëjnë ortakë (me Të).
    Shpjegime

    Ky ajet jep një skicë të kiametit duke thënë: (1) Toka e gjitha do të jetë nën pushtetin e Allahut të Madhërishëm, dhe (2) Qiejt, pra i gjithë universi, do të jetë i palosur në Dorën e Tij të djathtë. Dora e djathtë nënkupton dorën e fuqisë e jo ndonjë dorë fizike. Për sa i përket palosjes së universit, në kohën tonë teoritë shkencore tanimë e kanë provuar se kështu do të ngjajë. Pra, sipas tyre, universi do të asgjësohet duke hyrë në një vrimë të zezë në atë mënyrë, sikur të jetë duke u palosur rreth saj. Ajete të tjera të Kuranit Famëlartë shpjegojnë edhe më tej se çfarë do të thotë kjo palosje. Lexoni 21:105.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp