- قُلِ اللّٰہَ اَعۡبُدُ مُخۡلِصًا لَّہٗ دِیۡنِیۡ ﴿ۙ۱۵﴾39 : 15 Thuaj: Allahun e adhuroj, duke ia përkushtuar fenë time vetëm Atij.Shpjegime
Në kaq pak ajete, katër herë u përmend që Pejgamberi s.a.v.s. është urdhëruar ta adhurojë Allahun duke ia përkushtuar fenë vetëm Atij (ajeti 3, 4, 12 dhe 15). Këto ajete duket se po i përgatisnin muslimanët për sprovat e rënda që i prisnin në Medinë. Kjo sure u zbrit në vitet e fundit të periudhës mekase, kur muslimanët po largoheshin për në Medine, të vetëm ose në grupe të vogla. Njëkohësisht, këto kanë një mesazh të qartë edhe për muslimanët e sotëm në veçanti, dhe për gjithë njerëzimin në përgjithësi.