- قُلۡ یٰعِبَادِ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوۡا رَبَّکُمۡ ؕ لِلَّذِیۡنَ اَحۡسَنُوۡا فِیۡ ہٰذِہِ الدُّنۡیَا حَسَنَۃٌ ؕ وَ اَرۡضُ اللّٰہِ وَاسِعَۃٌ ؕ اِنَّمَا یُوَفَّی الصّٰبِرُوۡنَ اَجۡرَہُمۡ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۱۱﴾39 : 11 Thuaj: O robërit e mi që besuat! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj! Për ata që bëjnë mirësi, do të ketë mirësi edhe në këtë botë. Toka e Allahut është e gjerë. Pa dyshim, të duruarve do t’u jepet shpërblimi i tyre pa masë.Shpjegime
Ajeti bën profeci për besimtarët se ata do të kalojnë nëpër sprova të mundimshme dhe do t’u duhet të lënë vatrat dhe shtëpitë e tyre për hir të Zotit. Dhe pasi ta kenë kaluar me sukses vështirësinë, do ta gjejnë të gjerë tokën e Zotit dhe do të kenë shpërblimin e tyre të plotë prej Zotit.