38 : 51 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • جَنّٰتِ عَدۡنٍ مُّفَتَّحَۃً لَّہُمُ الۡاَبۡوَابُ ﴿ۚ۵۱﴾
    38 : 51 kopshte të përhershme; (ku) ata i kanë të hapura dyert.
    Shpjegime

    Ngritja te Zoti është e destinuar për të gjithë Profetët dhe besimtarët. Pas vdekjes, çdo besimtar i vërtetë do të ketë ngritje te Zoti. Këto ajete pikërisht këtë e tregojnë që ata që kanë druajtje ndaj Zotit, i kanë të hapura portat e qiellit. Këtë ngritje për Hazret Isain a.s. disa e quajnë si ngritje fizike. Kurse Kurani e ka sqaruar shumë qartë se për çdo besimtar hapen portat e qiellit pas vdekjes së tij. Dhe diku tjetër për mohuesit tha se atyre nuk do t’u hapen portat e qiellit (7:41). Pra, ata nuk do të kenë ngritje shpirtërore drejt Zotit. Lexoni edhe 4:159.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp