- صٓ وَ الۡقُرۡاٰنِ ذِی الذِّکۡرِ ؕ﴿۲﴾38 : 2 Sad. (I vërteti në fjalë.) Betohem për Kuranin (që) përmban këshillë!Shpjegime
Fjala “dhikr” që është përkthyer si këshillë, ka disa kuptime: përmendje, këshillë, kujtesë, ligjërim, përkujtim etj., dhe duke iu referuar emrit, pra Kuranit, mund të aplikohen edhe kuptime të tjera të lartpërmendura. Po kështu, “dhikr” në këtë ajet nënkupton atë që ta zgjon kujtesën që e ke të gdhendur në shpirtin tënd. Pra, Kurani ka ardhur për t’ia zgjuar njeriut gjërat që ai ka harruar. Parimet që parashtron Kurani përputhen me shpirtin e pastër njerëzor. Kurse doktrina të tjera si idhujtaria etj., nuk janë pjesë të natyrshme të shpirtit të njeriut.