- اِذۡ جَآءَ رَبَّہٗ بِقَلۡبٍ سَلِیۡمٍ ﴿۸۵﴾37 : 85 (Kujto kohën) kur ai erdhi te Zoti i tij me zemër të pastër.Shpjegime
Zoti ia di njeriut edhe qëllimet dhe dëshirat e tij më të fshehta. Andaj, kur të shkosh tek Ai, të duhet zemër e pastër, dhe jo hipokrizia. Të kesh zemër të pastër do të thotë të kesh paqe, të kesh bindje ndaj Tij, dashuri për Të, dhembshuri për të gjithë njerëzit e tjerë në përgjithësi, të jesh i gatshëm të thuash të vërtetën përpara njerëzve dhe t’i ndalosh ata nga gënjeshtra, të kesh urrejtje për ligësinë, të kesh respekt për njerëzit e dëlirë të Zotit, të mos jesh i shkujdesur ndaj porosive të Zotit. Ky është edhe qëllimi i fesë Islame.