37 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الصّٰٓفّٰتِ صَفًّا ۙ﴿۲﴾
    37 : 2 Betohem për (ushtritë) që rreshtohen me radhë!
    Shpjegime

    Zakonisht njeriu betohet për të sjellë një dëshmi për pohimin e tij dhe duke qenë se nuk ka asnjë dëshmitar, sjell si dëshmitar Zotin e Madhërishëm, sepse Ai është i Dijshmi i së padukshmes dhe Dëshmitari i parë në çdo çështje. Me një fjalë, ai që paraqet dëshminë e Zotit duke u betuar në emër të Tij, pretendon që nëse Zoti nuk do ta dënojë atë, do të thotë se e ka vulosur vërtetësinë e pohimit të tij. Por çfarë nevoje ka Zoti të betohet, aq më tepër për krijesat? Veprat e Zotit në një aspekt mund t’i ndajmë në dy lloje: të parat janë të hapura dhe që i kuptojnë të gjithë dhe askush nuk ka kundërshtime për natyrën e tyre, dhe të dytat janë të tilla që kanë nevojë për arsyetim që duhet zbërthyer (deduktiv), ku njerëzit tokësorë gabojnë në domethënien e tyre dhe i kundërshtojnë. Prandaj, Zoti i Madhërishëm në betimet e Tij në Kuran, sjell si dëshmi dukuri ose ngjarje të pranueshme nga të gjithë për të vërtetuar disa të vërteta të ngjashme të botës shpirtërore. Po kështu, betimet e Zotit në Kuranin e Shenjtë vijnë edhe si profeci, duke treguar se nëse ndodh kjo, do të ndodhë edhe pohimi tjetër që vjen pas betimit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp