- سَلٰمٌ عَلٰۤی اِلۡ یَاسِیۡنَ ﴿۱۳۱﴾37 : 131 Paqe qoftë mbi Iljasinin!Shpjegime
Në këtë ajet, në arabisht, në vend të thuhej “Iljas” u përdor forma “Iljasin”, (forma e shumësit që në arabisht përdoret për numrin më shumë se dy). Sipas komentuesve, një kuptim i këtij ndryshimi është se duhet të kenë qenë minimumi tre Iljasë. Por në gjuhën hebraike forma e shumësit të emrit përdoret edhe për nderim, siç gjejmë në librat e hebrenjve emrin “Muhammedim” që është shumësi i emrit Muhammed s.a.v.s.. Ngaqë edhe Profeti Elija (Iljasi) a.s. bëri sakrifica të jashtëzakonshme, edhe emri i tij mund të jetë përdorur në numrin shumës, një formë për ta nderuar atë.