- اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنٰکَ بِالۡحَقِّ بَشِیۡرًا وَّ نَذِیۡرًا ؕ وَ اِنۡ مِّنۡ اُمَّۃٍ اِلَّا خَلَا فِیۡہَا نَذِیۡرٌ ﴿۲۵﴾35 : 25 Ne të dërguam me të vërtetën si sihariqdhënës dhe alarmues. Dhe në çdo popull ka ardhur ndonjë alarmues.Shpjegime
Zoti ashtu siç u mundëson të gjithë popujve të botës rrethanat dhe mjetet e jetesës për trupin, në të njëjtën mënyrë, ai i bekoi ata të gjithë edhe me mjetet e jetesës shpirtërore, siç e pohon edhe në këtë ajet, që nuk ka popull që të mos i ketë ardhur ndonjë Profet a i Dërguar prej Zotit. Mëshira e Zotit është e përgjithshme dhe që mbulon të gjithë popujt, të gjitha kombet dhe të gjitha kohërat. Kjo në mënyrë që asnjë popull të mos ketë nevojë të ankohet që – pse Zoti e bekoi atë popull e jo ne?! Pra, Ai manifestoi mëshirë të përgjithshme, dhe ky pikërisht është morali i lartë i Tij që Ai na ka mësuar edhe neve. Ky parim fisnik të bën të besosh se të gjitha fetë kanë pasur një origjinë Hyjnore dhe se themeluesit e feve të tyre ishin të Dërguar të Zotit, edhe pse, me kalimin e kohës, shumica e këtyre feve kanë pësuar ndryshime nga ndërhyrjet e njeriut. Lexoni edhe 40:79.