- وَ حِیۡلَ بَیۡنَہُمۡ وَ بَیۡنَ مَا یَشۡتَہُوۡنَ کَمَا فُعِلَ بِاَشۡیَاعِہِمۡ مِّنۡ قَبۡلُ ؕ اِنَّہُمۡ کَانُوۡا فِیۡ شَکٍّ مُّرِیۡبٍ ﴿٪۵۵﴾34 : 55 Do të vihet një ndarje midis tyre dhe midis asaj që ata dëshirojnë, siç ndodhi me të ngjashmit e tyre më parë. Pa dyshim, ata gjithmonë kanë qenë në një dyshim shqetësues.Shpjegime
Në jetën e kësaj bote, njeriu i keq ushqen një ferr dëshirash dhe epshesh brenda vetes dhe në momente humbjesh, e ndien afshin e këtij ferri. Kështu që, kur Zoti do ta largojë atë nga epshet e tij të vdekshme dhe ai do të pësojë dëshpërime të përhershëm, Zoti i Madhërishëm atij do t’ia shfaqë këto dëshpërime në formën e një zjarri fizik. Siç e thotë në këtë ajet: mes tyre dhe mes gjërave që ata dëshironin, do të vihet një ndarje. Ky pikërisht do të jetë burimi i ndëshkimit. Shkurt, Zoti kurrë nuk i sjell vështirësi robit, përkundrazi, Ai ia vë përpara vetëm punët e këqija të tij.