34 : 53 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ قَالُوۡۤا اٰمَنَّا بِہٖ ۚ وَ اَنّٰی لَہُمُ التَّنَاوُشُ مِنۡ مَّکَانٍۭ بَعِیۡدٍ ﴿ۚۖ۵۳﴾
    34 : 53 Dhe do të thonë: “Ne e besuam këtë!” E si mund të arrijnë ata (besimin) nga një vend i largët?!
    Shpjegime

    Pra, Zoti thotë – ata që janë larg Meje, si t’ua dëgjoj lutjen?! Me një fjalë, Zoti na mësoi një të vërtetë shpirtërore me një ligj të përgjithshëm të natyrës. Jo sepse Zoti nuk mund të dëgjojë. Përkundrazi, Ai na di edhe dëshirat tona më të fshehta, madje edhe ato që ende nuk kanë lindur, por këtu ky ajet, na tërheq vëmendjen për të qenë më afër Zotit, sepse zërat nga larg nuk dëgjohen qartë. Në këtë mënyrë, ai që është në shkujdesje dhe që mbetet i përfshirë në mosbindje e në veprime të pamoralshme, i largohet Zotit aq shumë, saqë mes tij e Zotit largësia vetëm shtohet, rrjedhimisht vetë gjendja e tij ia pamundëson pranimin e lutjeve të tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem