- وَ اِنۡ کُنۡـتُنَّ تُرِدۡنَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ وَ الدَّارَ الۡاٰخِرَۃَ فَاِنَّ اللّٰہَ اَعَدَّ لِلۡمُحۡسِنٰتِ مِنۡکُنَّ اَجۡرًا عَظِیۡمًا ﴿۳۰﴾33 : 30 Dhe nëse doni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe shtëpinë e ahiretit, atëherë për mirëbërëset prej jush Allahu ka përgatitur një shpërblim madhor.”Shpjegime
Në ajetet më sipër u përmendën fitoret e muslimanëve. Kjo natyrisht mund t’i ngjallte ëndërrime ndokujt, po kështu edhe grave, që tani e tutje do të kishin jetë luksi. Andaj, menjëherë pas kësaj, Zoti i Madhërishëm i përgatiti gratë e Profetit s.a.v.s. që jeta e tyre është për të synuar pëlqimin e Zotit dhe botën e përtejme.