- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اذۡکُرُوۡا نِعۡمَۃَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ اِذۡ جَآءَتۡکُمۡ جُنُوۡدٌ فَاَرۡسَلۡنَا عَلَیۡہِمۡ رِیۡحًا وَّ جُنُوۡدًا لَّمۡ تَرَوۡہَا ؕ وَ کَانَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرًا ۚ﴿۱۰﴾33 : 10 O ju që besuat! Kujtoni bekimin e Allahut mbi ju, kur ju erdhën ushtritë, atëherë Ne dërguam kundër tyre një erë dhe ushtri (të tilla), që ju nuk i shikonit. Allahu sheh mirë atë që bëni.Shpjegime
Ajeti flet për betejën e Hendekut, kur pikërisht ditën kur armiku kishte shpresë se do ta bënte sulmin triumfues, filloi furtuna. Gjatë natës, atyre iu shuan zjarret që ata mbanin, gjë që e quajtën ogurzezë, dhe kjo më pas shkaktoi kaos në të gjithë kampin e tyre. Komandantët e tyre u detyruan të iknin sa më parë me gjithë fiset. Kështu Allahu i shpëtoi muslimanët nga sulmi i tyre.