- وَ لَقَدۡ اٰتَیۡنَا مُوۡسَی الۡکِتٰبَ فَلَا تَکُنۡ فِیۡ مِرۡیَۃٍ مِّنۡ لِّقَآئِہٖ وَ جَعَلۡنٰہُ ہُدًی لِّبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ۚ۲۴﴾32 : 24 Pa dyshim, Ne i dhamë Musait Librin. Andaj, mos ki dyshim në takimin me të. Dhe ne e bëmë atë udhëzues për Bijtë e Izraelit.Shpjegime
Një kuptim i këtij ajeti është që takimi i Profetit Muhammed s.a.v.s. do të jetë me Hazret Musain a.s., dhe për këtë i thuhet: Mos ki dyshim në këtë takim. Në këtë rast, ndoshta ajeti i referohet takimit të këtyre dy Profetëve madhorë që u bë gjatë udhëtimit të Miraxhit, kur Profeti Muhammed s.a.v.s. e takoi disa herë Hazret Musain a.s.. Kuptimi tjetër, por më i rëndësishmi, është takimi i Profetit Muhammed s.a.v.s. me Zotin e Madhërishëm. Ky takim përmendet në këtë kontekst, sepse ashtu siç Hazret Musai a.s. takoi Allahun e Madhërishëm në malin Tur, edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. do të gëzonte takimin me Allahun e Madhërishëm në një formë edhe më të afërt.