- ظَہَرَ الۡفَسَادُ فِی الۡبَرِّ وَ الۡبَحۡرِ بِمَا کَسَبَتۡ اَیۡدِی النَّاسِ لِیُذِیۡقَہُمۡ بَعۡضَ الَّذِیۡ عَمِلُوۡا لَعَلَّہُمۡ یَرۡجِعُوۡنَ ﴿۴۲﴾30 : 42 Trazira është shfaqur në tokë e (në) det për shkak të asaj që punuan duart e njerëzve; që Ai t’i bëjë të shijojnë një pjesë të asaj që ata bënë, se ndoshta do të tërhiqen.Shpjegime
Udhëheqësi dhe Prijësi ynë, i Dërguari i Allahut, Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte ardhur në një kohë, kur bota ishte prishur në të gjitha aspektet, siç Allahu i Madhërishëm thotë: “Edhe toka ishte prishur, po ashtu edhe detet ishin prishur.” Kjo do të thotë se ishin degjeneruar edhe ata që quheshin popujt e Librit, edhe të tjerët që nuk kishin marrë ujin e shpalljes Hyjnore. Pra, synimi i Kuranit të Shenjtë ishte të ringjallte “të vdekurit”, siç e thotë edhe në ajetet 49 – 51 të kësaj sureje.