- وَ مِنۡ اٰیٰتِہٖۤ اَنۡ خَلَقَ لَکُمۡ مِّنۡ اَنۡفُسِکُمۡ اَزۡوَاجًا لِّتَسۡکُنُوۡۤا اِلَیۡہَا وَ جَعَلَ بَیۡنَکُمۡ مَّوَدَّۃً وَّ رَحۡمَۃً ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیٰتٍ لِّقَوۡمٍ یَّتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۲۲﴾30 : 22 Dhe prej shenjave të Tij është që Ai krijoi bashkëshortët tuaj nga soji juaj, që ju të qetësoheni pranë tyre dhe vuri mes jush dashuri dhe mëshirë. Pa dyshim, në këtë ka shenja për njerëzit që meditojnë.Shpjegime
Dashuria mes burrit dhe gruas sjell riprodhimin dhe vazhdimësinë e jetës njerëzore në tokë. Kjo tregon një projekt dhe qëllim në krijimin e njerëzimit, duke vërtetuar edhe ekzistencën e Projektuesit dhe të faktit se ka edhe një botë tjetër më të plotë, pas jetës së shkurtër të kësaj bote.