- وَ الَّذِیۡنَ جَاہَدُوۡا فِیۡنَا لَنَہۡدِیَنَّہُمۡ سُبُلَنَا ؕ وَ اِنَّ اللّٰہَ لَمَعَ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿٪۷۰﴾29 : 70 Dhe ata që përpiqen rreth Nesh, Ne patjetër do t’u prijmë nëpër rrugët Tona. Pa dyshim, Allahu është me mirëbërësit.Shpjegime
Edhe ky ajet përdor fjalën xhihad. Xhihadi që paraqet Islami nuk ka lidhje me vrasjen dhe gjakderdhjen. Xhihadi është përpjekje e fuqishme dhe e vazhdueshme për të fituar pëlqimin e Zotit. Për temën e xhihadit, lexoni 25:53. Zoti bën premtim të fortë që kushdo që kërkon rrugën e Tij me sinqeritetin dhe vërtetësinë e zemrës, Ai ia tregon rrugën e njohjes së Tij. Fjalët arabe “fīnā” pra, “rreth Nesh” ose “duke qenë brenda Nesh” do të thotë që qëllimi duhet të jetë i bazuar tërësisht në sinqeritet dhe në pastërtinë e zemrës. Por ai që e kërkon Zotin thjesht për t’u tallur, privohet dhe mbetet fatzi.