- بَلۡ ہُوَ اٰیٰتٌۢ بَیِّنٰتٌ فِیۡ صُدُوۡرِ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡعِلۡمَ ؕ وَ مَا یَجۡحَدُ بِاٰیٰتِنَاۤ اِلَّا الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۵۰﴾29 : 50 E vërteta është që këto janë ajete të qarta që janë (gdhendur) në zemrat e atyre që u është dhënë dija. Përveç keqbërësve askush nuk i kundërshton ajetet Tona.Shpjegime
Ndërsa ajeti i mëparshëm solli dëshmi të jashtme për të mbështetur se Kurani i Shenjtë është Fjala e shpallur e Zotit, ky ajet jep një dëshmi të brendshme duke deklaruar se për njerëzit që kanë dije, ajetet e tij do të jenë shenja shumë të mëdha drite në zemrat e tyre (ajete do të thotë shenja). Kjo gjithashtu do të thotë se zemrat e atyre njerëzve që i kuptojnë ajetet e Kuranit, lëshojnë dritën Hyjnore.