- وَ قَالَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اِنۡ ہٰذَاۤ اِلَّاۤ اِفۡکُ ۣافۡتَرٰٮہُ وَ اَعَانَہٗ عَلَیۡہِ قَوۡمٌ اٰخَرُوۡنَ ۚۛ فَقَدۡ جَآءُوۡ ظُلۡمًا وَّ زُوۡرًا ۚ﴿ۛ۵﴾25 : 5 Ata që mohuan thanë: “Kjo është thjesht një gënjeshtër që ai e sajoi, dhe për këtë, atë e ndihmuan edhe njerëz të tjerë!” Kështu ata bënë padrejtësi dhe (sajuan) gënjeshtër!Shpjegime
Shumë nga hebrenjtë dhe të krishterët e kohës së Profetit Muhammed s.a.v.s. ishin ziliqarë nga fakti se përse Profeti i premtuar nuk erdhi nga gjiri i tyre, por erdhi nga bijtë e Ismailit, pavarësisht se e kishin lexuar profecinë se ai nuk do të vinte nga Bijtë e Izraelit, por nga gjiri i vëllezërve të tyre (Bibla, Ligji i Përtërirë 18:18). Po kështu, edhe Profeti që erdhi ishte i pashkolluar. Duke parë se ai po shpërndante urtësi të thella, pra Kuranin e Shenjtë, ata nuk arrinin të besonin se kjo punë të kryhej nga një njeri i vetëm si Profeti Muhammed s.a.v.s.. Andaj, thurën akuza se jo një a dy persona, por një popull i tërë po e ndihmonte atë. Kurse ata që ishin të ditur dhe të mençur prej tyre, e dinin se Kurani i Shenjtë është thjesht përtej fuqisë njerëzore, dhe këta të fundit e pranuan Kuranin me një besim kaq të palëkundur, saqë për ta Zoti thotë: “ata … e njohin këtë ashtu siç i njohin bijtë e tyre” (2:147).