- وَّ عَادًا وَّ ثَمُوۡدَا۠ وَ اَصۡحٰبَ الرَّسِّ وَ قُرُوۡنًۢا بَیۡنَ ذٰلِکَ کَثِیۡرًا ﴿۳۹﴾25 : 39 (Po kështu) edhe Adin, edhe Themudin, edhe njerëzit e pusit dhe shumë popuj të tjerë që ishin ndërmjet tyre.Shpjegime
Se cilët ishin njerëzit e pusit, komentuesit kanë dhënë mendime të ndryshme. Por ky ajet tregon se ata kanë qenë pas popullit të Themudit, gjë që e mbështet edhe Endelusi në El-Bahrul-Muhit, duke sjellë pohimin e Hazret Ibni Abasit r.a. që thotë se ata ishin pjesë e themudëve. Kështu që, përderisa ishin pasardhës të adëve dhe të themudëve, duket se ata kanë jetuar në tokat arabe përpara se bijtë e Ismailit a.s. të përhapeshin atje, dhe pasi bijtë e Ismailit u përhapën, janë zhvendosur në veri, në drejtim të Palestinës, siç tregojnë librat e historisë.