- وَ اِنَّ ہٰذِہٖۤ اُمَّتُکُمۡ اُمَّۃً وَّاحِدَۃً وَّ اَنَا رَبُّکُمۡ فَاتَّقُوۡنِ ﴿۵۳﴾23 : 53 Ky është populli juaj, një popull i vetëm dhe Unë jam Zoti juaj, andaj, prej Meje kini druajtje.Shpjegime
Të gjithë të Dërguarit e Zotit formojnë një vëllazëri, sepse ata erdhën nga e njëjta vatër Hyjnore dhe se mësimet e tyre themelore ishin thuajse identike, po kështu edhe qëllimi i ardhjes së tyre ka qenë i njëjtë, pra të vendosnin Njëshmërinë e Zotit në tokë dhe të bashkonin njerëzit.