23 : 52 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الرُّسُلُ کُلُوۡا مِنَ الطَّیِّبٰتِ وَ اعۡمَلُوۡا صَالِحًا ؕ اِنِّیۡ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ عَلِیۡمٌ ﴿ؕ۵۲﴾
    23 : 52 O të dërguar! Hani nga gjërat e pastra dhe bëni të mira. Unë, pa dyshim, jam i Gjithëdijshëm për atë që bëni.
    Shpjegime

    Pjesa e parë e porosisë që mban ky ajet lidhet me shëndetin trupor, siç thotë: “hani nga gjërat e pastra”, kurse pjesa e dytë me shëndetin shpirtëror, që thotë “bëni të mira”. Lidhja e të dyja porosive tregon se ushqimi ndikon në gjendjen shpirtërore dhe, së dyti, tregon se ndëshkimi i njeriut në botën tjetër për veprat e tij të këqija është një nevojë shpirtërore, sepse ashtu siç në këtë botë kur e prishim rregullën e të ushqyerit, menjëherë sëmuremi ose trupi nuk ndihet mirë, në të njëjtën mënyrë, kur nuk zbatojmë parimin e shëndetit shpirtëror, do të na zërë një pasojë e dhimbshme në botën tjetër, e cila do të jetë rrjedhojë e veprave tona. (Lexoni edhe 7:32 dhe 23:101).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp