- وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِدۡرِیۡسَ وَ ذَاالۡکِفۡلِ ؕ کُلٌّ مِّنَ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿ۚۖ۸۶﴾21 : 86 Dhe (përmendi edhe) Ismailin, Idrisin dhe Dhul-kiflin. Të gjithë ishin durimtarë.Shpjegime
Ajeti i përmend bashkë Ismailin a.s., Idrisin a.s. dhe Dhul-kiflin a.s., të cilët nuk kanë qenë bashkëkohës. Arsyeja e përmendjes së tyre në një ajet të vetëm mund të jetë sepse të tre ishin Profetë që nuk sollën sheriat dhe se që të tre përjetuan vështirësi të mëdha në jetën e tyre duke i duruar në mënyrë shembullore. Në vijim, përmendet edhe Junusi a.s., njeriu i peshkut, dhe edhe ai u bë shembull i durimit.