- وَ اضۡمُمۡ یَدَکَ اِلٰی جَنَاحِکَ تَخۡرُجۡ بَیۡضَآءَ مِنۡ غَیۡرِ سُوۡٓءٍ اٰیَۃً اُخۡرٰی ﴿ۙ۲۳﴾20 : 23 Dhe tërhiqe dorën në anën tënde. Ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë sëmundje, (ja), një shenjë tjetër.Shpjegime
Libri i Hazret Musait a.s. është Teurati, megjithatë ai nuk bën drejtësi me Hazret Musain kur tregon për bardhësinë e dorës së tij se “dora ishte lebrosur” (Bibla, Eksodi 4:6), por Kurani i Shenjtë pavarësisht se iu zbrit njërit nga bijtë e Ismailit (pra, jo-izrael), ia largon këtë damkë Hazret Musait a.s. duke treguar se kjo bardhësi nuk kishte lidhje me asnjë sëmundje.