- وَ اَنَّکَ لَا تَظۡمَؤُا فِیۡہَا وَ لَا تَضۡحٰی ﴿۱۲۰﴾20 : 120 Dhe (gjithashtu) të mos jesh në të as i etur dhe as i lënë në diell.”Shpjegime
Ajetet 119 – 120 flasin për nevojat jetike të një qytetërimi. Sigurimi i ushqimit, i ujit, i veshmbathjes dhe i strehimit për të gjithë qytetarët është detyra e parë e një shteti dhe se një shoqëri mund të quhet e qytetëruar vetëm kur të gjithë anëtarët e saj pajisen me këto domosdoshmëri në mënyrë të denjë. Njerëzimi do të vazhdojë të vuajë nga trazirat sociale për aq kohë sa gjendja e pabarazisë së skajshme ekonomike, e tillë që një pjesë e shoqërisë noton në para dhe një pjesë tjetër vdes urie, nuk përmirësohet. Andaj, Zoti i Madhërishëm porositi Hazret Ademin a.s., Profetin e parë të njerëzimit, të siguronte se nevojat jetike të përmendura në këto ajete, t’i plotësoheshin çdo anëtari të shoqërisë. Këto ishin katër parime themelore të Sheriatit të tij, të cilat do të hidhnin themelet e një shoqërie të zhvilluar.