- بَلٰی مَنۡ کَسَبَ سَیِّئَۃً وَّ اَحَاطَتۡ بِہٖ خَطِیۡٓــَٔتُہٗ فَاُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۸۲﴾2 : 82 E vërteta është se ai që bëri vepër të keqe, aq shumë saqë të këqijat e tij e mbërthyen atë, do të jetë banor i zjarrit. Të tillët atje do të jetojnë për një kohë të gjatë.Shpjegime
Allahu quhet Mbuluesi i gabimeve (Es-Settar). Ai nuk ua zbulon të tjerëve gabimet e njeriut, derisa ky i fundit nuk e kalon masën, aq sa mëkatet e tij ta kenë rrethuar atë. Pas kësaj fillon faza e ndëshkimit. Prandaj, duhet të gjesh zgjidhje nëpërmjet pendesës, përpara se mëkatet e tua ta kenë përhapur helmin e tyre.