- وَ ظَلَّلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡغَمَامَ وَ اَنۡزَلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡمَنَّ وَ السَّلۡوٰی ؕ کُلُوۡا مِنۡ طَیِّبٰتِ مَا رَزَقۡنٰکُمۡ ؕ وَ مَا ظَلَمُوۡنَا وَ لٰکِنۡ کَانُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۵۸﴾2 : 58 Ju nënshtruam retë që t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe selvanë (dhe ju thamë) “Hani nga ushqimet e pastra që ju dhamë”. Ata nuk na bënë padrejtësi Neve, por i bënë padrejtësi vetvetes.Shpjegime
Fjala arabe për manën është men-ne, që do të thotë mirësi. Andaj, gjithçka që ata morën nga mirësia e Allahut është men-ne. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Tartufi është një men-ne” (Tirmidhi, nr. 2068). Po kështu, rrëshira që lëshojnë disa bimë dhe që është e ëmbël, quhet men-ne. Kurse selva është thëllëza. Andaj, kuptimi i ajetit është – Ne krijuam për ju me bollëk tartufë, rrëshirë të ëmbël dhe thëllëza.