- وَ اِذۡ قُلۡتُمۡ یٰمُوۡسٰی لَنۡ نُّؤۡمِنَ لَکَ حَتّٰی نَرَی اللّٰہَ جَہۡرَۃً فَاَخَذَتۡکُمُ الصّٰعِقَۃُ وَ اَنۡتُمۡ تَنۡظُرُوۡنَ ﴿۵۶﴾2 : 56 Dhe kur ju thatë: “O Musa! Ne kurrë nuk do të të besojmë ty, derisa nuk do ta shohim Allahun haptazi”, ju zuri vetëtima dhe shikonit të shastisur.Shpjegime
Vihet re se në shumë nga këto ajete, Zoti i Madhërishëm u drejtohet hebrenjve të kohës së Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe u kujton disa veprime të rënda dhe të padrejta, të cilat nuk i kishin bërë ata, por i kishin bërë hebrenjtë e kohës së Hazret Musait a.s. dhe të kohëve të tjera, të cilët kishin mijëra vjet që kishin vdekur. Prapëseprapë të gjithë dijetarët muslimanë as nuk e vënë në dyshim faktin se nuk ishin ringjallur hebrenjtë e kohëve të tjera, duke insistuar se meqë Allahu i ka përmendur në veten e dytë hebrenjtë e së kaluarës, Ai patjetër duhet t’i ketë ringjallur ata sepse asgjë nuk është përtej fuqisë së Tij, përkundrazi, i interpretojnë dhe nxjerrin përfundimin logjik se nuk bëhet fjalë për ringjalljen e njerëzve të disamijëvjetëve të mëparshëm. Por kur Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri profecinë se Isai i biri i Merjemes do të vinte në mesin e muslimanëve, edhe pse Kurani i Shenjtë atë e deklaron të vdekur (5:116-117; 3:56; 3:145; 21:9 etj..), çuditërisht disa muslimanë insistojnë të vijë fizikisht i njëjti që ka qenë para disa mijë vitesh!