- فَاَزَلَّہُمَا الشَّیۡطٰنُ عَنۡہَا فَاَخۡرَجَہُمَا مِمَّا کَانَا فِیۡہِ ۪ وَ قُلۡنَا اہۡبِطُوۡا بَعۡضُکُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّ ۚ وَ لَکُمۡ فِی الۡاَرۡضِ مُسۡتَقَرٌّ وَّ مَتَاعٌ اِلٰی حِیۡنٍ ﴿۳۷﴾2 : 37 Shejtani i nxiti ata të dy rreth asaj (peme) dhe i largoi nga vendi ku ishin më parë, dhe Ne u thamë: “Dilni nga këtu! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit e në tokë do të keni qëndrim dhe mjete për një kohë të caktuar”.Shpjegime
Fjala shejtan rrjedh nga shejeta, dhe shejtan do të thotë ai që shkatërrohet (El-Mu’xhemul-Vasit, zëri: shīn-elif-tā). Nuk është e saktë që djalli (shejtani) vetë të kishte shkuar te Hava, por ashtu siç edhe sot ai cyt fshehurazi, edhe atëherë fshehurazi i kishte cytur asaj. Djalli “frymëzon” ndonjë njeri me mendimin e keq të tij, dhe ky njeri bëhet përfaqësues i tij. Në të njëjtën mënyrë, djalli duhet t’i ketë cytur mendimin e tij ndonjërit nga armiqtë e fesë edhe në atë kohë. Lexoni edhe 2:35.