- وَ اِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اسۡجُدُوۡا لِاٰدَمَ فَسَجَدُوۡۤا اِلَّاۤ اِبۡلِیۡسَ ؕ اَبٰی وَ اسۡتَکۡبَرَ ٭۫ وَ کَانَ مِنَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۳۵﴾2 : 35 Dhe kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin”, ata të gjithë u përulën në sexhde, përveç Iblisit. Ai e refuzoi, u tregua mendjemadh dhe ishte ndër mohuesit.Shpjegime
Nuk do të thotë se iblisi (djalli) të ketë qenë prej engjëjve. Arabët e përdorin këtë mënyrë të të përjashtuarit, ku të dy emrat në fjali vijnë nga lloje të ndryshme. Po kështu, Kurani e shpjegoi diku tjetër se “ai ishte prej xhindëve” (18:51). Engjëjt janë qenie shumë të pastra, kurse djalli është një lloj tërësisht tjetër. Engjëjt dhe djalli janë qenie të mistershme dhe njeriut i është dhënë shumë pak dije në lidhje me to. Andaj, ne si besimtarë besojmë gjithçka që Zoti na informon në lidhje me to. Lexoni edhe 7:23.