- ہُوَ الَّذِیۡ خَلَقَ لَکُمۡ مَّا فِی الۡاَرۡضِ جَمِیۡعًا ٭ ثُمَّ اسۡتَوٰۤی اِلَی السَّمَآءِ فَسَوّٰٮہُنَّ سَبۡعَ سَمٰوٰتٍ ؕ وَ ہُوَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿٪۳۰﴾2 : 30 Është Ai që krijoi për ju gjithçka që gjendet në tokë, më pas iu drejtua qiellit dhe e rregulloi në shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.Shpjegime
Nuk do të thotë se Zoti së pari e krijoi Tokën e pastaj krijoi hapësirën dhe trupat qiellorë, pasi ky ajet nuk flet për krijimin e universit lëndor. Ajeti tërheq vëmendjen te krijimi i universit shpirtëror, duke na informuar për shtatë shkallë jashtëzakonisht të mëdha të zhvillimit shpirtëror të njeriut. Andaj, menjëherë pas këtij ajeti, Kurani na kujton episodin e parë të këtij lartësimi shpirtëror që fillon me Hazret Ademin a.s..