- اَوۡ کَصَیِّبٍ مِّنَ السَّمَآءِ فِیۡہِ ظُلُمٰتٌ وَّ رَعۡدٌ وَّ بَرۡقٌ ۚ یَجۡعَلُوۡنَ اَصَابِعَہُمۡ فِیۡۤ اٰذَانِہِمۡ مِّنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الۡمَوۡتِ ؕ وَ اللّٰہُ مُحِیۡطٌۢ بِالۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۰﴾2 : 20 ose është si shtrëngata që bie prej qiellit, në të cilën ka errësira, bubullimë dhe vetëtimë. Ata mbyllin veshët me gishtat e tyre për shkak të gjëmimeve nga frika e vdekjes. Allahu i rrethon mohuesit.Shpjegime
Ky dhe ajetet paraardhëse u referohen dy kategorive të hipokritëve: (1) jobesimtarët që u paraqitën si muslimanë; dhe (2) besimtarët që kanë qenë të dobët si në besim, ashtu edhe në vepra, dhe si të tillë, ishin të prirë kah mosbesimi. Ky ajet duket se pasqyron gjendjen e grupit të dytë të hipokritëve, të cilët tremben thjesht me një “shi” të vogël me “bubullima” e “vetëtima”, dhe nuk arrijnë të përfitojnë prej tij. Lexoni edhe shpjegimin e ajetit vijues.